E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitet një bankë në Shkup

Një grabitës i maskuar dhe i armatosur ka plaçkitur degën e bankës së njohur Stopanska Banka në lagjen e Fushë Topanës në Shkup, raporton Ina.

Sipas njoftimeve të para, vlerësohet se janë grabitur rreth 2 500 euro, me ç`rast grabitësi nën kërcënimin e armëve ka arritur që të marrë paratë nga punonjësit e bankës. Të punësuarit kanë theksuar se rreth orës 13 e 30 minuta grabitësi ka hyrë në bankë me maskë dhe nën kërcënimin e armëve ka arritur të marrë 90 mijë denarë dhe 1 000 euro./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›