E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy kosovarë të plagosur në rrugën Lezh-Laç

Tre persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, në mbikalimin e Fushë-Milotit.

Dy automjete tip “Mercedes”, njëri me targa shqiptare dhe tjetri me targa të Kosovës, janë përplasur më njëri-tjetrin, kurse për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa shqiptare, Shpëtim Jahja, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që dy kosovarët e plagosur, Pjerin Ahmetxhekaj dhe Isa Bajramaj janë dërguar për në spitalin e Lezhës

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin drejtuesit e mjeteve si dhe lagështira e madhe prej shiut të dendur, transmeton BW. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›