Plagjiatura, kërkohet dorëheqja e ministres gjermane

Opozita gjermane ka kërkuar nga ministrja e Arsimit Annette Schavan, e cila është
duke u hetuar mbi dyshimet për plagjiaturë, që të japë dorëheqje.
Ajo dyshohet se një pjesë e tezës së saj të doktoraturës, të bërë 32 vjet më parë, e ka të kopjuar.
“Dëmtimi i saj tashmë është i pakthim”, ka thënë tha shefi i grupit parlamentar të socialdemokratëve(SPD) Thomas Oppermann.
Ajo duhet ta konsiderojë “seriozisht” dorëheqjen, ka thënë ai.
Schavan ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plagjiaturë.