E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos mekallash gruan dhe djalin arrestohet 60-vjecari

LEZHE - Ka sharruar me plumba bashkeshorten dhe djalin e tij 20-vjecar. Plot 10 plumba kallashnikovi ka derdhur mbi te birin i cili ndodhet ne gjendje kome ne spitalin ushtarak te Tiranes si dhe tre plumba mbi te shoqen. Vetem pak kohe pas krimit eshte vene ne pranga 60-vjecari Dhimiter Perpali.

Burime zyrtare nga drejtoria e policise se qarkut te Lezhes bejne me dije se ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1940 ne fshatin Balldre te ketij rrethi. Mesohet se Perpali ka nisur te debatoje me gruan e tij Prenen. Sherri mes ciftit ka degjeneruar me gyerje te ndersjellta dhe me dhune nga ana e kryefamiljarit. I tronditur nga skena djali 20-vjecar i ciftit Perpali ka nderhyre per ti ndare duke marre ne mbrojtje te emen. Por ky veprim ka rebeluar me shume 60-vjecarin i cili ka dale nga banesa dhe ka shkuar te kasollja e bagetive ku mbante te fshehur automatikun. Pak minuta me pas ai eshte kthyer ne banese dhe ka qelluar mbi bashkeshorten dhe djalin e tij. Per pasoje keta dy te fundit jane plagosur rende. 55-vjecarja Prene Perpali dhe i biri Erjon Perpali jane derguar urgjentisht ne spitalin rajonal te Lezhes ku dhe iu eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Me pas 20-vjecari eshte derguar ne Tirane pasi ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Nderkohe policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka prangosur autorin e krimit. Dhimiter Perpali ka deklaruar se ishte nje sherr i castit dhe se nuk deshi qe te vriste gruan e djalin e tij.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›