E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i shkurton pagen Presidentit te Republikes

TIRANE-Presidentit te Republikes se Shqiperise do ti akordohet vitin e ardhshem nje page me e vogel se ajo e sivjetshmja. Kjo eshte shpallur ne projektbuxhetin 2011 qe ka kaluar tashme ne Keshillin e Ministrave. Sipas relacionit te ketij projektbuxheti paga e Presidentit te Republikes eshte 250.000 leke ne muaj dhe rritet deri ne 2 sipas percaktimeve te Keshillit te Ministrave per rritjen e pergjithshme te pagave. e Perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon se ne buxhetin e rishikuar muajin korrik te ketij viti i njejti nen i buxhetit theksonte se paga e Presidentit te Republikes eshte 255.000 leke ne muaj nga 1 data korrik 2010.

Ulja eshte e vogel vetem 5 mije leke por bie ndesh me praktiken e ndjekur deri tani. E perditshmja thekson se gjate viteve eshte vendosur gjithnje qe paga me e larte e administrates shteterore ne Shqiperi te jete ne vartesi te prodhimit te brendshem Bruto dhe duke qene se ky i fundit ka pesuar vetem rritje te pakten zyrtarisht edhe kjo page eshte rritur. Per vitin e ardhshem kjo praktike lihet ne harrese dhe ndonese parashikohet nje PBB me e madhe kreut te shtetit qeveria i cakton nje page me te ulet duke e lene ate ne meshire te vendimeve te me pasme te Keshillit te Ministrave.

Por nuk eshte vetem paga e Presidentit ajo qe peson goditje. Shpenzimet nga buxheti i shtetit ne favor te institucionit te Presidences jane parashikuar me nje ulje te ndjeshme 25 per qind me pak duke kaluar nga 226 milione leke kete vit ne 168 milione leke vitin e ardhshem. Ne fakt edhe selia e Kryeministrise ka ulur shpenzimet e veta me 5.5 per qind por ne te njejten kohe parashikohet qe shpenzimet buxhetore per Kuvendin te rriten jo pak por 52 per qind duke kaluar fondin perkates per kete institucion nga 869 milione ne 1.32 miliarde leke.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›