E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos shoqen e klases me pistoleten e babait

Xhemil Beharaj

Nje 13-vjecare, nxenese e klases se shtate, ne shkollen 9-vjecare te fshatit Zhupan, ne rrethin e Fierit, ka plagosur dje pa dashje shoqen e saj te klases. Emine Hoxha eshte shoqeruar dje ne policine e Fierit, ku eshte marre ne pyetje ne prani te psikologeve, ndersa bashkemoshatarja e saj, Albana Braka, eshte derguar ne spitalin e Fierit, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Burime nga personeli mjekesor bejne te ditur se e mitura aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten. Policia e mberritur ne vendngjarje, tha se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia. Emine Hoxha eshte derguar serish ne shtepi, ndersa eshte ndaluar babai i saj, Hamzai, i cili akuzohet per "armembajtje pa leje". Nderkohe, nen akuzen e "shperdorimit te detyres" eshte marre nen hetim ne gjendje te lire mesuesja kujdestare e klases, Drinalda Thanasi. E mitura Emine Hoxha u ka treguar shokeve te klases, pak perpara ngjarjes se pistoleten ia kishte dhene e ema, nga frika e babait. "Shiko se cfare kam ne cante, i ka thane 13-vjecarja shoqes se saj te ngushte, Albanes, teksa ka nxjerre pistoleten, tip TT, gjate pushimit 5-minutesh, pas ores se pare te mesimit. "Ma dha mamaja qe ta fshihja, pasi ishte grindur me babin mbreme. Nga frika mos bente gje babi, ma dha mua ta mbaja ne cante qe ta fsheh dhe t'ia coj prape kur te shkoj ne shtepi pas mesimit". Florand Braka, njeri prej nxenesve te klases, tregon se kur ka pare armen, ka menduar se behej fjale per nje loder. "Kur degjuam krismen, u tronditem. Terhoqa Albanen poshte bankes nga frika. Atje pashe se nga kemba e saj rridhte gjak dhe dhashe alarmin". E plagosura eshte marre nga drejtori i shkolles, Festim Meta, i cili e ka transportuar me automjetin e tij ne spitalin rajonal te Fierit, ndersa Emine Hoxha, e frikesuar, eshte nisur me nxitim drejt shtepise. Ajo ka fshehur armen ne kasollen pas shtepise, ku eshte gjetur me pas nga uniformat blu. Policia e Fierit ka derguar forca te shumta ne vendin e ngjarjes. Qe ne momentet e para, ne ambientet e Komisariatit te Policise se Fierit jane shoqeruar Emine Hoxha, babai i saj, Hamza Hoxha, mesuesja kujdestare Drinalda Thanasi, si dhe dhjetera mesues e nxenes. Keta te fundit jane marre ne pyetje ne prani te psikologeve, ndersa Drejtoria Rajonale Arsimore ka nisur per ne shkollen e fshatit Zhupan disa psikologe, per te trajtuar nxenesit e traumatizuar.

Mesuesja: Lame gjakun dhe hodhem gezhojen

Ngjarja ka tronditur edhe mesuesit e shkolles 9-vjecare te fshatit Zhupan. Njera prej arsimtareve, qe mundohej te qetesonte femijet, tregon se nga hutimi ato kane harruar te telefonojne ne polici, por kane njoftuar vetem Drejtorine Rajonale Arsimore. "Pas ndonje gjysme ore mblodhem veten dhe u kujtuam se duhej njoftuar edhe policia", thote mesuesja qe kerkoi te mbetej anonime. Ajo tregoi se menjehere pas ngjarjes, eshte urdheruar pastruesja per te lare klasen, ndersa njerit prej nxenesve iu tha qe te hidhte jashte dritares gezhojen, atje ku u gjet nga policia. "Menduam se gjaku dhe gezhoja ishte nje pamje qe nuk duhet te qendronte me gjate ne sy te te miturve", tha mesuesja, e cila shtoi se arsimtaret u munduan me te gjitha menyrat per te qetesuar nxenesit dhe prinderit, qe erdhen sapo moren vesh per ngjarjen. Drejtori i Drejtorise Rajonale Arsimore, Tahir Kastrati, tha se ai eshte njoftuar sapo ndodhi ngjarja dhe ai i telefonoi policise, duke vene ne dijeni njekohesisht Ministrine e Arsimit. "Nuk na shkoi mendja se mund te ndodhte edhe keshtu, pohoi Kastrati. Jemi me te kujdesshem me djemte, qe kane nje natyre me te hedhur, por, gjithsesi, nuk mund te kontrollojme gjithe nxenesit e shkollave".

Rreziku, plumbi beri rikoshete ne klase

Ekspertet e policise, qe mberriten ne vendngjarje, thane se plumbi ka hyre e ka dale nga pulpa e vajzes, ka bere rikoshete ne dysheme e me pas ka dale nga dritarja, duke thyer xhamin. Sipas uniformave blu, ishte fat qe ne kete trajektore ai nuk ka goditur edhe ndonje femije tjeter ne klasen e tejmbushur. Por, krisma ka mjaftuar per te alarmuar nxenesit dhe mesuesit. Ngjarja ka shkaktuar panik edhe te banoret e fshatit, shume prej te cileve kane nxituar drejt shkolles per t'u interesuar per femijet e tyre.

E plagosura iu nenshtrua operacionit

E plagosura eshte pritur nga mjeket e spitalit rajonal te Fierit dhe eshte derguar menjehere ne repartin e kirurgjise, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje per gati nje ore. "Plumbi kishte hyre dhe kishte dale ne pulpen e kembes, pa demtuar organe jetesore, thane burime nga personeli mjekesor. Megjithate, nderhyrja kirurgjikale ishte e domosdoshme, pasi hemorragjia nuk ndalej". Albana Braka ndodhet e shtruar ne spitalin e Fierit, ndersa mjeket thane se vajza eshte jashte rrezikut per jeten


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›