Rrefimi i Xhaferrit: Me thirren xhindet dhe e vrava
I ndaluari per krimin monstruoz te dy diteve me pare, ne qytetin e Himares, nuk ka pranuar te flase. Burime nga policia e Vlores bene te ditur se Bledi Xhaferri ka treguar ne momentet e para te arrestimit ne flagrance se vrau Pirro Bollanon. "Punoja per te, kisha kaq dite e s'po me jepte leket, keshtu mua me thirren xhindet dhe e vrava". Kjo eshte e vetmja deklarate qe ka dale nga goja e 24-vjecarit, i cili me pas ka ulur koken dhe ka heshtur. Ai eshte mbajtur i vetem ne nje dhome te paraburgimit, per shkak te rrezikshmerise qe paraqet. Burime policore thane se prej me shume se 24 oresh Bledi Xhaferri nuk ka pranuar te thote me asnje fjale. Nderkohe policia tha se pista e parave te papaguara eshte e veshtire te qendroje ne kembe, pasi i ndaluari kishte vetem 10 dite qe punonte per viktimen.
O. Hila
O. Hila