E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosën 33-vjeçarin në Shkodër, kapen babai dhe djali 16-vjeçar

Dy shtetas, babë e bir, janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen për një plagosje të ndodhur disa javë më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Grudë, u gjet dhe u sekuestrua thika që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan:
• Viktor Dakaj 43 vjeç, për akuzën “Shtytja e të miturve në krim”;
• Djalin e tij 16 vjeç, për akuzat “Vrasje me dashje” (e mbetur në tentativë, në bashkëpunim) dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 korrik 2025, në sheshin “Prek Cali”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 16-vjeçari, së bashku me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin P. G., 33 vjeç.

Për të miturit janë kryer veprimet procedurale duke respektuar dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›