Plagosën me armë zjarri një person brenda lokalit në Hamburg, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Policia belge dhe spanjolle ka vënë në pranga dy të rinj shqiptar, përkatësisht 31 dhe 32-vjeç.
Ata akuzohen se plagosën me armë zjarri një 31-vjeçar brenda një lokali në qytetin e Hamburgut. Mësohet se dy bashkëkombasit kanë hyrë në lokal së bashku me persona të tjerë më 25 prill të këtij viti dhe për arsye të paqarta, ka pasur një konflikt mes tyre dhe të plagosurit.
Më pas, siç raporton Polica, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 31-vjeçarin në bark.
Sipas medieve të huaja, një nga autorët e dyshuar , 31-vjeçari shqiptar u arrestua pak kohë më parë në Bruksel dhe më pas i dyshuari tjetër 32-vjeçari, u arrestua nga policia spanjolle në Barcelonë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
