E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosën një person, Policia e Kosovës në kërkim të 3 autorëve, thirrje qytetarëve: Na njoftoni nëse keni informacione

Tre persona janë në kërkim në Kosovë për plagosjen e një personi në Pejë.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarve të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

“Arian (Misin) Qelak i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan. YLL (Arian) Qelaj i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan. Altin ( Rifat) Qelaj i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan”, thuhet në njoftimin e policisë ku bëhen me dije emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›