E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset kusheriri i kandidatit te PS-se

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në Laprakë rreth orës 23:30 të së shtunës, shumë afër shtabit elektoral të PS-së në këtë zonë.

Korab Suli, 37 vjeç, pronar i lokalit, njëkohësisht kushëriri i kandidatit të PS-së Ragip Suli, është goditur me thikë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Së bashku me Korab Sulin ka mbetur i plagosur po me armë zjarri Arjan Kacnia. Dëshmitarë okularë në vëndin e ngjarjes i thanë Top-Channel se 8 persona kanë hyrë në lokal dhe pasi janë ulur, njëri prej tyre i ka thënë kamarierit se kishin ardhur për të shpenzuar 50 Euro. Më pas, njëri prej tyre ka ofenduar pronarin e lokalit duke i kërkuar llogari përse në atë lokal shkonte si klient djali i kandidatit të PS-së, Shemsi Premçi. Në lidhje me djalin e Premçit ata janë shprehur se ai nuk mund të bëhet trim në këtë zonë. Vetëm pak çaste më vonë ata janë konfrontuar fizikisht me  pronarin e lokalit Korab Suli, të cilin e kanë goditur më pas me thikë jashtë ambienteve të lokalit. I njoftuar për ngjarjen, kandidati Ragip Suli është nisur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku persona të tjerë të paidentifikuar kanë shtënë me armë në momentet që ai ka mbërritur së bashku me disa mbështetës të PS-së. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Arjan Kacnia, 32 vjeç. Policia ka sekuestruar një armë të tipit Shotgan dhe ka bërë shoqërimin e disa personave. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›