E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset marinari 19-vjeç, ishte në shërbim ushtarak

SARANDË- Një marinar, i cili kryente shërbimin në repartin ushtarak të Marinës në Sarandës, është plagosur pasditen e sotme aksidentalisht me armë zjarri.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se "roja bregdetare Maringlen Çaushaj, 19 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banor i fshatit Rusan, është plagosur aksidentalisht në rrëzë të kofshës së majtë".
Sipas burimeve, 19 vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët, pasi kanë vlerësuar gjendjen e rënduar shëndetësore, kanë vendosur transportimin e tij me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›