Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari, u qëllua brenda picerisë në Tiranë

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri duke përfunduar në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur pasditen e sotme në një piceri zonën ‘Ali Demi’ në Tiranë.
Sipas policisë, 15 –vjeçari është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital sot rreth orës 17:10, pasi dyshohet se “gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek ‘Ali Demi’, është plagosur me armë zjarri”. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar “i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit. ”
“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, thekson në njoftimin e saj policia.
/rtsh.al/