EMRI/ Vritet me armë zjarri në oborrin e shtëpisë 57-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Tale, Lezhë, ku një shtetas ka mbetur i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Viktima është Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në momentin kur ai po kthehej në shtëpi me automjetin personal.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Lezhës të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/vizionplus.tv