E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me thike nje student arrestohet 18-vjecari

Nje student 18-vjecar eshte plagosur me thike nga nje bashkemoshatar i tij pas nje grindjeje te castit mbremjen e shkuar prane lokalit Flamingo ne zonen e Ujit te Ftohte ne qytetin e Vlores. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1745 te se henes. Sipas policise autori i plagosjes me thike eshte 18-vjecari Edison Shabani banues ne Sarande student ne Universitetin Ismail Qemali. Policia e Vlores ben me dije se Edison Shabani pas nje grindjeje te castit per motive te dobeta dyshohet te kete plagosur me thike studentin me iniciale A. G. banues ne Uren Vajgurore te Beratit dhe qe studion ne Universitetin Ismail Qemali ne qytetin e Vlores. I plagosuri u transportua ne spitalin rajonal te Vlores nga shoket e tij ne gjendje te rende shendetesore dhe ndodhet ne repartin e reanimacionit jashte rrezikut per jeten. Menjehere pas kryerjes se krimit Edison Shabani eshte larguar nga vendi i ngjarjes por ai u kap vetem pak minuta me vone ne vendin e quajtur Posta e Coles. 18-vjecari akuzohet per plagosje te rende me dashje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›