E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera Qeveria mbeshtet rritjen e rolit te gruas ne qeverisje

Rritja e rolit te grave ne qeverisje nje premtim i mbajtur eshte konferenca dyditore e organizuar nga Prezenca e OSBE-se ne Tirane dhe Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta e cila ka mbledhur se bashku perfaqesues te qeverise Parlamentit partive politike pushtetit vendor shoqerise civile dhe trupit diplomatik ne Tirane. Ministri i Punes z. Spiro Ksera u shpreh se qeveria eshte e angazhuar per promovimin e parimeve te barazise gjinore si dhe forcimin e instrumenteve ligjore dhe institucionale mbrojtese per te siguruar politikat gjinore ne te gjitha nivelet e qeverisjes. Duke u ndalur tek perpjekjet e qeverise per permiresimin e legjislacionit ne fushen e barazise gjinore ministri i Punes vuri ne dukje se keto perpjekje jane vleresuar edhe nga progres-raporti i fundit i BE-se i cili evidenton progres ne fushen e te drejtave te grave dhe barazise gjinore duke u ndalur tek miratimi i Strategjise se re kombetare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje ne qershor 2011 ngritja e Mekanizmit Kombetar te Referimit per Dhunen ne Familje ne 17 bashki ngritja dhe venia ne funksionim te Strehezes Kombetare per Viktimat e Dhunes ne Familje miratimi i Standardeve te Kujdesit per Viktimat e Dhunes ne qendrat rezidenciale publike dhe jopublike. Ne fillim te muajit tetor edhe revista prestigjioze amerikane Newsweek e rendiste Shqiperine ne vendin e 21-te nga 165 vende ne nje klasifikim per ofrimin e te drejtave per grate mbeshtetur mbi analizimin e 5 fushave drejtesi shendet politika edukim dhe ekonomi - tha ministri Ksera. Ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart ambasadori i Vendeve te Uleta Henk van den Dool si dhe kreu i Zyres Suedeze SIDA z. Patrik Svenson u ndalen tek rendesia e rritjes se rolit te gruas ne vendimmarrje dhe hapat qe duhet te ndermerren nga Shqiperia per rritjen e nivelit te perfaqesimit te grave ne te gjitha nivelet e qeverisjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›