E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagoset me thikë nxënësi 17-vjeç, krimi në gjimnazin e Cakranit pas debatit për një postim në Snapchat

Një postim në rrjetin social Snapchat është bërë shkak i një konflikti mes dy nxënësve në shkollën e mesme të Cakranit të Fierit, mëngjesin e kësaj të premteje.

Një 17-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Adoleshenti tashmë i shoqëruar në komisariat, ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në Snapchat një ditë më parë.

Drejtori i qendrës shëndetësore në Cakran, Tonin Xhelaj, tha se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët dhe ka katër goditje me thikë

“Ne na morën në telefon mësuesit, ka ndodhur një ngjarje. Sa bëmë ne gati grupin për të shkuar, 17-vjeçarin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu i majtë. Gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Ju dha ndihma këtu dhe u nis për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Fierit. Kishte katër goditje, por ishte jashtë rerzikut për jetën. I riu ishte koshient”, tha Xhelaj.

Shkolla në fjalë ka edhe roje dhe oficer sigurie, dhe kjo është hera e parë që ndodhin konflikte të tilla.

Ndërkohë përfaqësues të Prokurorisë Fier shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar më me detaje konfliktin.

Fatmirësisht, ngjarja në Cakran nuk përfundoi me viktimë si në rastin e shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›