Plagoset ne atentat pronari i lokalit
LEZHE- Dy persona qe udhetonin ne nje motor plagosen mbreme ne nje atentat pronarin e nje prej lokaleve me te medhenj ne Shengjin. Arben Fusha mbeti i plagosur nga plumbat e nje arme automatike, ndersa autoret e dyshuar jane larguar menjehere. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 22:00 ne qytetin e Lezhes, nderkohe qe erresira ka favorizuar atentatoret qe te largoheshin. I demtuari 37 vjecar eshte derguar menjehere ne spitalin e Lezhes, ku dhe i eshte nenshtruar nje operacioni. Mjeket thane se plaget jane te renda, por pa pasoje per jeten. Burime zyrtare te policise u shprehen se nga hetimet paraprake dyshohet se motivi i ngjarjes ka qene pronesia, pasi Fusha rezulton te jete pronar i nje lokali ne zonen me te lakmuar, bregdetin e Shengjinit. Por nuk perjashtohen edhe motive te tjera per kete atentat, si nje perplasje fizike. Gjithsesi behet e ditur se autoret jane identifikuar pasi ne largim e siper u perplasen me nje autoveture, duke lene gjurme ne vendngjarje, si arma e krimit.