E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret, ne "sherr" me ministrin

TIRANE - Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ka folur dje per reformen qe ka ndermarre ne radhen e gjyqesorit. Ndryshimet tha ai, kane lidhje me inspektimet qe jane kryer ne Gjykaten e Tiranes, ku pervec masave disiplinore per shkeljet e konstatuara per gjyqtaret dhe sekretaret e tyre, u pa e nevojshme edhe per ndryshime. Alibeaj ka kryer nje reforme te radhes ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ne te cilen jane suprimuar 8 vende pune. Pas reformes se kryer ne Gjykaten e Faktit dhe pas reagimeve te Shoqates se Gjyqtareve, Ministri Alibeaj u ndal dje, ne projektligjin e dikasterit qe drejton. Sipas Alibeajt, te gjitha keto ndryshime te bera nuk cenojne pavaresine e gjyqesorit, por rrisin pergjegjesine dhe eficensen e administrates, kjo si nje pjese e pandare e pushtetit gjyqesor. "Ministria e Drejtesise eshte treguar mese transparente ne hartimin e ketij projektligji i cili u eshte derguar per mendim edhe kryetareve te te gjitha gjykatave dhe ky fakt rrezon pretendimin se ministria nuk ka marre mendimin e gjyqtareve"- ka sqaruar dje titullari. Sipas Drejtesise, suprimimi i ketyre vendeve eshte bere pasi ato ishin te teperta. Kjo gje argumentohet sipas tyre, me faktin se detyra qe kryhej nga keta persona, u takonte me ligj personave te tjere ne gjykata. Keshtu kancelari i gjykates eshte ura lidhese me sekretaret, me median, por kishte si detyre qe te merrej me faqen e internetit te Gjykates se Tiranes, detyre kjo e cila i ishte ngarkuar zedheneses per shtyp. Nga ana e saj drejtoresha e Pergjithshme e Ceshtjeve te Drejtesise, Enkelejda Hajro sqaron se "nuk mund te thuhet se "ky projektligj "po krijon ushtrine e spiuneve te ministrit" sepse projektligji ka si qellim rritjen e profesionalizmit te sekretareve gjyqesore, permiresimin e sherbimeve gjyqesore per qytetaret, rritjen e efektivitetit ne pune e sic shpallet edhe ne vete nenin 3 per misionin per te mbeshtetur gjykatat per dhenien e drejtesise". Sipas Hajros per here te pare projektligji parashikon statusin e punonjesit e administrates gjyqesore, duke e barazuar ate me nepunesin civil. Per kete te gjithe punonjesit e administrates gjyqesore do te trajtohen si nepunesit civile te Ministrise se Drejtesise, te cileve do t'u ritet paga me 200%. Por jo vetem kaq. Ministri ka shpjeguar se nga inspektimet qe jane kryer ne Gjykaten e Tiranes jane konstatuar nje numer te madh shkeljesh. Keshtu sipas sqarimit te ministrise pas nje inspektimi te kryer ne administraten gjyqesore dhe kerkimi i raportimit te detajuar nga ana e sekretareve, coi edhe ne ndryshimin rrenjesor te mentalitetit te sekretarise gjyqesore mbi perpilimin me vertetesi te akteve gjyqesore. "Nga perpunimi i te dhenave te marra ne kete menyre, rezultatet tregonin per 2-3 gjykime te zhvilluara nga i njejti trup gjykues ne te njejtin orar apo per fillimin e nje seance gjyqesore nga i njejti trup gjykues pa perfunduar gjykimi tjeter. Diskutimet mbi kete inspektim, per t'i dhene atij imazhin e pergjimit te gjyqtarit ndaj sekretareve eshte nje deformim thelbesor i qellimit te vertete te ketij inspektimi"- ka sqaruar dje Ministria e Drejtesise.

Bejleri, projektligji cenon pavaresine e gjyqesorit

Kryetarja e Shoqates se Gjyqtareve, Manjola Bejleri ka bere me dije se projektligji per administraten gjyqesore cenon pavaresine e pushtetit gjyqesor dhe se me te qeveria arrin te vendose ne varesi te plote sistemin gjyqesor. Sipas Bejlerit kancelari i gjykates shnderrohet ne vasal te ministrit. Ndersa sekretaret e gjykates sipas ketij ligji kryetarja i ka cilesuar si ushtria e spiuneve te ministrit. Bejleri ka shpjeguar se ministri nuk duhet te beje shkurtime pasi gjykata ka nevoje per me shume staf, pas transferimit te gjyqtareve penale ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ketu sipas saj perfshihen edhe me shume gjyqtare dhe sekretare, pasi numri i dosjeve eshte shume i madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›