E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne grabitje 58-vjecari

Korce- Grabitjet e dhunshme me pasoje plagosjet e renda te kalimtareve, gra te moshuara, femije apo taksiste jane kthyer ne mode. Pre e sulmeve agresive jane bere edhe burrat, nje prej te cileve perfundoi ne spitalin e Korces me plage ne trup oret e vona te mbremjes se marte. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:30, ne vendin e quajtur "Globi", ne hyrje te qytetit. Hysen J., 58 vjec, banues ne Maliq, eshte sulmuar dhunshem me grushte e shkelma pas kercenimit me thike dhe ne momentet qe gjendej ne situate shoku, i eshte marre me force ora e dores. Policia ndaloi nje ore pas krimit si te dyshuar 36 vjecarin Agim Tushini, banues ne lagjen nr. 17 te Korces, nen akuzen e "grabitjes me dhune me pasoje plagosjen".

Ka qene vete i demtuari Hysen Jazexhi, i cili ka bere denoncimin gjate kohes qe ka marre dhe mjekimin. Ai i ka thene agjenteve se nen kercenimin e thikes eshte detyruar t'i jepte oren e dores grabitesit qe i zuri rrugen ne erresire ndersa udhetonte drejt qytetit te Maliqit ku dhe banonte. Ai ka dhene detaje mbi grabitjen, si dhe ka pershkruar fizionomine e autorit te dyshuar, gje qe ndihmoi policine ne identifikimin dhe me pas kapjen e Agim Tushini. I demtuari ka deshmuar se gjate kohes qe shfaqi rezistence, autori e sulmoi dhunshem duke e goditur me grushte e shkelma, derisa ia ka zhvatur oren nga dora.

Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar edhe oren e grabitur, teksa fillimisht i dyshuari ka mohuar akuzen e ngritur. Ai eshte kapur brenda harkut kohor te nje ore pas kontrolleve qe patrullat e policise ushtruan ne qytet. Tunishi u gjet ne afersi te qendres se Korces dhe gjate kontrollit iu gjet thika dhe nje ore, qe i demtuari e njohu si pronen e tij. Policia nuk beri me dije nese 36-vjecari ka pasur precedente te meparshem penale, ndersa dosjen ne ngarkim te tij ia kaloi Prokurorise se Korces per hetime te metejshme.

Precedenti, narkomanet masakruan taksistin

Grabitja e fundit me pasoje plagosjen ne qytetin e Korces ndodhi mbremjen e se premtes, kur tre te rinj, duke pajtuar si taksi 61-vjecarin Agron Perlati, gjate rruges per ne fshatin Mborje e kane sulmuar me leva hekuri, duke e plagosur rende. Pasi i kane marre makinen, e kane lene ne koma ne mes te rruges. Pas kater ditesh policia ndaloi tre te dyshuarit, per te cilet deklaroi se ishin kontingjent krimesh si "shitje droge", "vjedhje" apo "grabitje me dhune".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›