Theri dy ne lokal, u arratis pas krimit
Theri me thike ne lokal dy kliente, arrestohet pas dy javesh i dyshuari qe u arratis nga vendngjarja. Oret e vona te se martes policia vuri ne pranga Ervin Zotkaj, 31 vjec, banues ne lagjen "Llukan Prifti" te Kucoves. Procedimi ndaj tij sipas burimeve zyrtare ka nisur per akuzen e "plagosjes me dashje". Gjate nje konflikti per motive te dobeta ne fshatin Deshiran te Elbasanit, i dyshuari ka goditur me thike Q. A., 23 vjec dhe E. A., 24 vjec, te dy banues ne fshatin Grekan. Kucovari kishte shkuar si mik tek te afermit e tij, por eshte konfliktuar me pas ne lokalin e fshatit ne pije e siper.