E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset polici rrugor, dyshohet pronesia

Lezhe- Te shtenat e nje arme ne bulevardin kryesor te qytetit te Lezhes, kane terrorizuar qindra kalimtare qe po benin shetitjen e mbremjes. Nje oficer i policise rrugore te komisariatit te Kurbinit mbeti i plagosur ne kembe me dy plumba teksa kthehej ne banese, kurse policia beri shpalljen ne kerkim te autorit te dyshuar, qe rezulton te jete fqinj me te demtuarin. Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 18:00, pak metra larg baneses se efektivit. Krenar Molla, ish agjent krimesh, aktualisht polic qarkullimi ne Lac, u dergua me urgjence fillimisht ne spitalin e Lezhes dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per mjekim te specializuar. Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje, ndersa dhjetera forca ngriten postblloqe te shumta ne hyrje e dalje te qytetit. Fal rrefimit te te plagosurit eshte bere identifikimi i autorit, emri i te cilit nuk u be publik per shkaqe hetimi, por u shpall ne kerkim ne te gjitha komisariatet dhe pikat kufitare ne vend. Mjeket thane se efektivi ka dy plumba ne kembe, por eshte jashte rrezikut per jeten. Burime zyrtare thane se hetohet ne dy pista, nje konflikt pronesie mes dy familjeve fqinje me njera-tjetren dhe per shkak te detyres. Sipas te dhenave te mbledhura, mengjesin e djeshem, babai i policit 27-vjecar ishte konfliktuar me autorin e dyshuar, kurse dje ne mbremje ai ka ndjekur rrugorin ne bulevard duke e qelluar me pistolete. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan disa gezhoja pistolete tip "TT", kurse hetimet po kryhen per "tentative vrasje me dashje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›