"Transportuesi", kapen 700 gr heroine
Elbasan- Nje i denuar me 6 vjet burg ne Greqi per "trafik droge" eshte arrestuar per te dyten here mbreme nga Policia e Elbasanit, po per te njejten akuze. Operacioni i koduar "Transportuesi" ka cuar ne prangat e agjenteve te Antidroges rreth ores 19:30 Gazmir Bezanin, 38-vjec. Pas kontrollit iu gjet dhe sekuestrua nje qese me pluhur kafe, dyshohet heroine, me peshe 706 gram, si dhe iu sekuestruan dhe 2 telefona celulare.