E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi babe e bir vetedorezohet

FUSHE-KRUJE- Eshte vetedorezuar ne Komisariatin e Policise Kruje shtetasi Aurest Cakoni 27 vjec nga Thumana i dyshuar se ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasve Shkelzen Mana dhe Dervish Mana babe e bir duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ku 27- vjecari fqinj me dy te plagosurit mendohet se si pasoje e prishjes se nje fejese shtate vite me pare eshte konfliktuar me familjen Mana.

Sipas policise lidhur me kete ngjarje po procedohet penalisht ne gjendje te lire edhe shtetasi Gani Cakoni 58 vjec.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›