Beqja: Saliu, fajtor për rritjen e çmimeve

Partia Socialiste ka fajësur sërish kryeministrin Berisha dhe qeverinë për rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Ili Beqja ka theksuar se shumë ushqime bazë janë shtrenjtuar ndërsa familje të shumta po përballen me vështirësitë e mëdha nga rritja e çmimeve.
“INSTAT tregoi vetëm gjysmën e rritjes së çmimeve. Çmimet janë rritur me dy shifra dhe për këtë fajin e ka Saliu pasi ai nuk punon në interes të qytetarëve dhe vetëm në interes të oborrtarëve të tij” theksoi Beqja.
Ai gjithashtu theksoi se zgjidhja e vetme e krizës në vend është rrëzimi i Saliut me vota për PS-në si alternativa e vetme.
“E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje është ta rrëzojmë Saliun me fuqinë e votës. PS-ja është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza me të cilën është zhytur vendi” theksoi Beqja.