E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosi efektivin/ Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit, Policia kontrolle në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të plagosjes me armë të efektivit të Shqiponjave. Prej mbrëmjes së djeshme, forcat e policisë vijojnë kërkimet për kapjen e 42-vjeçarit Klered Bozhanaj i cili tentoi të vriste me armë zjarri efektivin Edlir Alleshi.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.   

Po ashtu, Policia ofron shpërblim 20 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm për arrestimin e autorit.

“Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku një patrullë e forcave “Shqiponja” ishte vënë në ndjekje të një personi që qarkullonte me armë zjarri, i identifikuar si Klered Bozhanajt. Ky i fundit hapi zjarr duke plagosur efektivin Allushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›