E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Dropull, tentoi të vidhte një të moshuar, prangoset 38- vjeçari me precedentë penal

Policia e Gjirokastrës ka prangosur një 38- vjeçar, i cili tentoi të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është kapur në flagrancë në banesën e 86-vjeçares dhe është vënë në pranga 38-vjeçari, i cili ishte edhe me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›