E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagosi me armë dy persona në Shkodër/ Gjykata e Apelit lë në burg Lul Rakajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë së arrestit me burg për Lul Rakajn, të arrestuar në Shkodër për një plagosje të dyfishtë të ndodhur më 15 shtator të këtij viti.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga Rakaj, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.

Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri nga Rakaj në hyrje të një lokali ne Gruemire.

Rakaj u arrestua nga policia, por fillimisht ai u largua nga vendi i ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›