Plagosi më armë një shtetas, shpallet në kërkim
TIRANË- Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim nje shtetas te dyshuar si autor te plagosjes me arme, qe ndodhi mengjesin e sotem në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë.
Sipas te dhenave te para, i dyshuar eshte shtetasi Urim Marku, per te cilin policia ka nisur kerkimet.
Ai dyshohet se ka plagosur me armë një shtetas tjetër dhe më pas është larguar me një automjet me targa të huaja në drejtim të paditur.
Nuk ka ende te dhena rreth shkaqeve te ngjarjes, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e saj.