E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias, ku një 34-vjeçar, F. Xh, është plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku dyshohet se nga pakujdesia B.K 51 vjeç, plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin autorin e dyshuar B.K, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Mësohet gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, F. Xh, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit.

Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›