Plagosi me thikë një 17-vjeçar, arrestohet nga policia

Tiranë, 23 korrik NOA Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës, kanë çuar në qeli një 20-vjeçar të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.
Burime zyrtare nga policia thanë se dje u arrestua Renis Kasapi lindur e banues në Tiranë.
Kasapi akuzohet se në bashkëpunim me 17-vjeçarin A.Ç, aktualisht i arrestuar, kanë goditur me thikë 17-vjeçarin D.C, në rrugën Niko Avrami dy ditë më parë.
Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor u kryen veprimet proçeduriale si dhe u administruan të gjitha provat.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Plagosjes së rëndë me dashje.
Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
k.k/NOA