Arrestohet një infermier tjetër në Korçë për mosmjekimin e 5-vjeçarit

Korçë, 24 korrik, NOA Forcat e policisë së Korçës, përveç një mjeku dhe dy infermierësh të arrestuar dje për mosmjekimin e fëmijës që u pickua nga gjarpri, kanë ndaluar edhe një tjetër infermier.
Ai është Kostika Karamitron, 41-vjeçar, banues në Korçë, me profesion infermier në spitalin e këtij qyteti.
Ndalimi i tij u bë për veprën penale të Mjekimit të pakujdesshëmparashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, pasi pak ditë më parë nga mosmjekimi, ka gjetur vdekjen 5-vjeçari Viktor Balliu, banues në fshatin Leminot të Korçë, i cili ishte pickuar nga gjarpri.Materialet e mëtejshme do ti kalojnë prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA