Plagosi për një shikim të riun Djali i ambasadorit në kërkim
TIRANE - Djali i ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe është autori i cili fshihet pas plagosjes së mbrëmshme të një 24-vjeçari në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.
Aglind Bejko 25 vjeç, djali i ambasadori Behar Bejko qëlloi me dy plumba pistolete miniblow 24-vjeçarin Martin Nanaj nga Fieri, i cili u plagos në këmbën e majtë. Ngjarja e cila ndodhi gjatë orëve të vonë të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë u raportua për motive të dobëta pas një grindje momentale. “Pse më pe?” ka qenë shkaku i grindjes mes dy të rinjve. Grupi hetimor bëri me dije dinamikën e ngjarjes: Nanaj ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër dhe pasi kanë debatuar me Aglind Bejkon në një nga lokalet në zonën “Vasil Shanto”, kanë dalë jashtë dhe është qëlluar.
Nanaj u dërgua në Spitalin Ushtarak dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën. Policia deklaroi mbrëmë se autori i kësaj plagosjeje ishte identifikuar, por që për arsye hetimore nuk bëhej i ditur emri i tij.
Djali i ambasadorit shqiptar në Emirateve të Bashkuara Arabe është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja e cila tronditi qytetarët të cilët ishin kalimtarë në rrugë, por edhe ata që ndodheshin brenda lokalit ku nisi grindja mes të rinjve, ndodhi akoma pa kaluar 24 orë nga atentati mafioz i cili i mori jetën Admirim Sakos pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës në rrugën “Nikolla Jorga” në kryeqytet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)