E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna armësh te "Vasil Shanto"plagoset një 24 vjeçar nga Fieri

TIRANË - Pa kaluar 24 orë nga atentati mafioz i cili i mori jetën Admirim Sakos, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, në rrugën “Nikolla Jorga”, një tjetër plagosje me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme ne kryeqytet.

Martin Nanaj 24 vjeç nga Fieri është qëlluar dy herë me një pistolet minibloë, plumba të cilat i kanë kapur këmbën e majtë.

Nanaj është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ende nuk është arrestuar autori.

Grupi hetimor bën me dije ngjarja është shënuar pasi një grindje momentale, pasi Nanaj ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër dhe pasi kanë debatuar në një nga lokalet në zonën “Vasil Shanto”, kanë dalur jashtë dhe është qëlluar.

Komisariati numër dy i kryeqytetit ka identifikuar autorin dhe ka bërë një sërë shoqërimesh dhe ka marrë dëshmi të personave në vendngjarje, po për arsye hetimi identiteti i tij ende sbëhet i ditur pasi autori njihej nga i plagosuri dhe është shpallur në kërkim.

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 00:20 dhe u përditësua në 09:38 të 24 janarit)

(b.m/ar/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›