Plagosi shokun pasi la leket ne bixhoz

Nje shtetas mbeti i plagosur ne Korce pasditen e sotme pas nje zenke.
45-vjecari Dhimiter Fundo u plagos ne nje lokal te lojerave te fatit nga shoku i tij Alfons ollaku pasi ky i fundit humbi nje shume te madhe parash. Dhimiter Fundo banor i lagjes 9 te qytetit te Korces u plagos me pistolete nderkohe qe policia eshte vene ne levizje per ndalimin e autorit te ngjarjes.
Burime nga policia bejne te ditur se autori i plagosjes Alfons ollaku dhe i plagosuri Dhimiter Fundo kane qene te njohur me njeri tjetrin por humbja e nje shume te konsiderueshme parash ne bixhoz nga shtetasi ollaku ka sjelle dhe acarimin e ketij te fundit.
I plagosuri gjendet ne spitalin e Korces jashte rrezikut per jeten.