Berisha Do rris pagat e pensionet pa rritur borxhin tim ndaj jush
Rikthehet fytyra njerezore e qeverise Berisha. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se kryeministri tha se rritja e rrogave dhe pensioneve mbetet prioritet i qeverise se tij por pa rritur borxhin publik.
Duke u ndalur ne ato qe Berisha i quan arritje si furnzimi me uje te pijshem i 98 per qind te popullates apo fitorja plebishitare ne zgjedhjet e majit 2011 ai tha se qeveria e tij po pergatit nje pakete te rritjes se rrogave por duke mbajtur borxhin public ne te njejtat nivele.
Buxheti do te riformatohet i prere. Borxhi nuk do te rritet do te mbahet ne keto shifra. Ne qofte se ne kete mandate parashikimi yne eshte te mos lejojme rritjen e tij ne mandatin tjeter te synojme renien e ndjeshme pa prekur rritjen e rrogave dhe pensioneve tha kryeministri.
Votat e kontestuara mbrojne sistemin
Berisha u ndal edhe ne kerkesen e Partise Demokratike per te rinumeruar edhe 26 kuti te tjera. Sipas Berishes rinumerimi i cdo vote te kontestuar ben te mundur mbrojtjen e sistemit.
Mazhoranca nuk ka dijeni se kujt kandidati i perkasin fletet e kontestuara por deshiron qe me rinumerimin e tyre te perfitojne shqiptaret. Ne kerkojme rivleresim te votave te kontestuara. Sistemi yne aktual zgjedhor ka si shtylle te sigurise te drejten e kundershtimit. Ky system ne dallim nga ai i meparshmi i cili ne rast te nje rezultati te ngushe lejonte rinumerimin ky sistem nuk i lejon. Sistemi bazohet ne te drejten e cdo komisioneri apo vezhguesi te vendose veton per cdo flete votimi qe duket qe nuk eshte ashtu sic mendojne te tjeret. Ky eshte nje rregull qe e ben sistemin tone me te drejte theksoi Berisha.