Plagosja e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli në protestë/ Pankartë prekëse në stadiumin e Elbasanit

Një pankartë e bukur është përcjellë në ndeshjen e zhvilluar sot në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Partizanit. Mesazhi i pankartës ishte: ‘Sot Erjoni, Nesër Kush?’, një fjali me fokus tek Erjon Vishkulli, 28-vjeçarin e plagosur gjatë protestave në Tiranë.
Vishkulli është një tifoz i flaktë i Elbasanit dhe i Kombëtares shqiptare. I gjithë komuniteti i futbollit është munduar t;i qendrojë pranë në këto ditë të vështira.
Në këto kushte nuk mund të mungonte mbështetje e tifogrupit të Elbasanit, grupi ku ai aderon prej vitesh. Vishkulli në një farë mënyre është ‘rritur’ në stadiumin e qytetit të Elbasanit, ndaj solidariteti me të është prekës dhe një mesazh se bota e futbollit shqiptar qendron e bashkuar në momente të vështira dhe kundër dhunës.