E Martë, 3 Nëntor 2026

Loena Biraci, 16-vjeçarja që punon si make-up artist

Loena Biraci është një 16-vjeçare, e cila diagnozën e rëndë të nënës së saj, kancerin e gjirit, e ka shndërruar në kauzë për të nisur një punë të re për grim artistik. 

Rutina e saj e përditshme nis me shkollën, sepse ajo ende studion, ndërkohë që në orët e pasdites i kthehet pasionit të saj, tashmë një profesion.

“Mendoj se ky pasion i imi ka filluar kur isha shumë e vogël, kur pikturoja kukullat e mia dhe thashë pse jo, ta zhvilloj si një profesion. Mami ka qenë gjithmonë aty, krahu im i djathtë. Ajo ishte shtysa e parë dhe më tha ‘vazhdo, bëje, unë do jem këtu për ty, e di që do ia dalësh’. Ajo është grua shumë e fortë dhe na ka treguar të gjithëve se me besim mund t’ia dalësh dhe mund të kalosh çdo sfidë të jetës,” tha Loena.

Në “Jetë shqiptare” në RTSH, ajo ndau edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj:

“Të ndjekin ëndrrat e tyre dhe t’i shkojnë pasionit nga mbrapa, sepse më besoni që një ditë do jua shpërblejë. Vetëm besoni në vetvete dhe ecni përpara!“

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›