E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar – Në kërkim autori dhe pronari i picerisë, fshiu pamjet filmike

Policia e Tiranës tha të hënën se shpalli në kërkim autorin e plagosjes së kamerierit 15-vjeçar të një picerie, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë së dielës.

Blutë e kryeqytetit thanë se në pranga ranë edhe tre punonjës të picerisë, të cilët bashkë me pronarin fshinë xhirimet e kamerës së sigurisë dhe e fshehën ngjarjen.

Bëhet fjalë për Aldi N., 21 vjeç, personi që dyshohet se e përdori gabimisht armën, Leonardo M., pronari i picerisë, si dhe tre punonjës të akuzuar akuzuar se penguan zbardhjen e ngjarjes.

Pas rikuperimit të pamjeve filmike nga grupi hetimor, është faktuar se në tavolinën ku ndodhi ngjarja kanë qenë të ulur tre persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes. 

15-vjeçari kishte rreth dy javë që ishte punësuar në piceri, ndërsa policia ka vënë nën hetim edhe një vajzë 15-vjeçare për moskallëzim krimi.

Arma atipike që u përdor ende nuk është gjetur.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›