Plagosja e kandidatit demokristian ne Lezhe arrestohet autori

LEZH- shte vene ne pranga personi i dyshuar si autor i plagosjes se kandidatit te te Lidhjes Demokristiane per komunen e Balldrenit Zef Doci. Anetari i strukturave te Partise Demokratike ne komunen e Balldrenit Almarin Marinaj 24 vjec banues ne fshatin Kakariq eshte arrestuar sot paradite per plagosjen e kandidatit demokristian e cila mendohet te kete ndodhur per motive te dobeta.
Plagoset me arme zjarri kandidati i koalicionit te djathte per komunen e Balldrenit ne Lezhe Zef Doci 50 vjec. Ai eshte perfaqesues i Partise Lidhja Demokristiane te Nikolle Lesit.
Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 2100 ne aksin Balldre- Gocaj prane fshatit Kakarriq kur kandidati po kthehej nga nje takim me disa banore te zones. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndersa policia tha se po heton ne disa drejtime nje prej te cilave eshte edhe pista per motive politike. Nga te dhenat e para rezulton se ndaj Docit eshte qelluar me dy arme te ndryshme dhe ai ka marre dy plumba ne trup.
Sipas burimeve te policise kandidatit demokristian iu pre rruga nga dy automjete dhe menjehere eshte hapur zjarr. Nga vete deklaratat e para te te demtuarit eshte mesuar se ai eshte ndjekur nga dy automjete nga te cilat me pas e qelluan me arme. Doci i kishte pikasur dy makinat qe e ndiqnin por kishte vazhduar itinerarin e tij. Edhe pasi eshte qelluar ai i ka dhene vete makines duke shkuar deri ne spital ndersa atentatoret jane larguar. Ne momentin e ngjarjes ai ndodhej i vetem ne makine.
Drejtori i Policise se Lezhes Muharrem Furriku tha se i plagosuri ne momentin e ngjarjes ka qene duke u kthyer nga nje takim zgjedhor qe kishte pasur gjate dites se djeshme me perkrahes te tij ne disa zona te komunes Balldren te rrethit te Lezhes. Policia ne vendin e ngjarjes tha se kishte gjetur dhe administruar ne cilesine e proves kater gezhoja qe mendohet se i perkasin nje arme pistolete.
Mesnaten e djeshme Doci ndodhej ne sallen e operacionit te Spitalit Ushtarak ne kryeqytet. Sipas mjekeve ai ka marre ndihmen e pare mjekesore ne Lezhe dhe me pas eshte derguar ne Tirane. Gjendja e tij eshte jashte rrezikut per jeten. Momentalisht ndodhet ne sallen e operacionit ku po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale per te hequr plumbat dhe mjekuar plaget. Ne oret e mengjesit mund te japim te dhena me te detajuara- thane dje burime te Spitalit Ushtarak.
Lesi Ngjarja politike. Ngjarjen ta hetoje policia
Nikolle Lesi kryetari i Partise Lidhja Demokristiane tha dje ne mbremje per gazeten Shekulli se kandidati i tij ne zonen e Balldrenit ishte plagosur ne kohen kur kthehej nga disa takime qe kishte pasur ne zonen e fshatrave te Balldrenit si dhe ne disa banesa jo shume larg vendit te ngjarjes.
Ka pasur takime ne disa fshatra te zones aty prane ndersa pas takimit kur kthehej ne shtepi eshte ndjekur nga dy automjete nga te cilat eshte qelluar- tha Lesi. Me tej ai pohoi se nuk kishte dijeni qe Zef Doci te kishte probleme dhe konflikte te tjera per motive personale. Mund te them se ai nuk ka pasur asnje lloj konflikti personal me persona te ndryshem dhe pista e vetme qe une mendoj mund te jete ajo e motiveve politike. Gjithsesi ne po presim qe policia te dale ne nje version te saj dhe presim qe hetimet te zbardhin saktesisht ngjarjen- tha Lesi per Shekullin.
Kreu i Lidhjes Demokristiane tha mbreme se gjendja e kandidatit te partise se tij ishte jashte rrezikut ndonese kishte marre dy plumba ne trup. Zef Doci perfaqeson Lidhjen Demokristiane dhe njekohesisht eshte kandidat i koalicionit te djathe per komunen e Balldrenit ne Lezhe.