Riformatimi i qeverise cilet do te jene ministrat e rinj

Tirane - Brenda javes kryeministri Sali Berisha do te plotesoje dy vendet e mbetura bosh ne kabinetin qeveritar. Pas largimit te dy ministrave te ketij kabineti Lulezim Basha dhe te Ferdinand Xhaferraj mesohet se kreu i qeverise do ti plotesoje me emrat e rinj. Burime per Shekullin bejne te ditur se dy jane skemat qe mund te ndjeke shefi i mazhorances.
Se pari Berisha mund te riformuloje krejt kabinetin dhe mund ti shperndaje ndryshe postet per aleatet. Se dyti dhe kjo duket se eshte alternativa me e mundshme Berisha mund te beje thjesht zevendesimin e dy vendeve te mbetura bosh me dy emra te rinj nga radhet e demokrateve. Ndersa varianti i pare eshte me i veshtire per kryeministrin Berisha pasi ka te beje me rikompozimin e krejt kabinetit qeveritar.
Megjithate duket se luan rol te rendesishem ne marrjen e vendimit dhe Levizja Socialiste per Integrim qe po kerkon nje tjeter post ministror dhe i ka paraqitur kerkesa kreut te qeverise per ndryshime. Vete shefi i mazhorances ne nje interviste te dhene kete jave edhe pse eshte shprehur i sigurt per plotesimin e vendeve te mbetura bosh nuk ka pranuar qe te jape emra konkrete duke e lene situaten te veshur me mister.
Ne pergjigjen e tij Berisha deklaroi se nuk do te mbeten vende bosh dhe shtoi se mazhoranca jo PD-ja ka personalitete te shquara duke lene te nenkuptosh se emri i ministrit te ri mund te vije edhe nga radhet e Levizjes Socialiste per Integrim.
Rusmali prane Ministrise se Brendshme
Posti i Ministrit te Brendshem eshte me i lakmuari ne kabinetin qeveritar. Emrat qe perfliten per te zene vendin qe mbante Lulzim Basha jane te shumte. Rendesia qe ka kjo ministri e ka bere te veshtire gjetjen e nje emri te ri madje edhe diskutimet keto dite po behen pikerisht per postin e Ministrit te Brendshem. Nje nga emrat qe perflitet me shume eshte ai i Ilir Rusmalit qe me pare ka mbajtur postin e Ministrit te Drejtesise.
Posti i Ministrit te Brendshem deri me date 24 mars u mbajt nga Lulzim Basha. Shkak per largimin e Bashes u be kandidimi i tij per postin e kryetarit te Bashkise se kryeqytetit. Kushtetuta e Shqiperise nuk i lejon kandidatit per Bashki te mbaje njekohesisht dhe postin e nje ministri apo te ushtroje mandatin e deputetit dhe meqe Lulzim Basha pranoi zyrtarisht ne 22 Mars te kandidonte per Partine Demokratike ne zgjedhjet vendore te 8 Majit u detyrua te jape doreheqjen.
Drejtimi i kesaj ministrie nga Basha ka marre vleresime te ndryshme. Berisha e ka quajtur Bashen ministrin e tij me te suksesshem por opozita e akuzon ish-Ministrin e Brendshem per keqmenaxhim te situates ne 21 janar madje shkon edhe me tej dhe e implikon te pergjegjesia per vrasjet. Vete Basha vazhdon qe ta cilesoje 21 janarin nje puc shteti te organizuar nga PS.
Ministria e Kultures diskutohet Doda e Bogdani
Ministra e Kultures eshte nje nga institucionet qe ka ndryshuar me shpesh drejtuesit e saj. Ministri i fundit i ketij institucioni Ferdinand Xhaferraj me 30 mars beri publik edhe doreheqjen ne prani te punonjesve duke e cilesuar ate akt moral nisur nga fakti qe kandidon per Bashkine e Durresit.
Para se te terhiqej nga ministria Xhaferraj i kerkoi titullareve te institucioneve te varura nga MTKRS qe te hidhnin nje veshtrim pas per te vleresuar aktivitetet e zhvilluara gjate vitit 2010 duke u perqendruar vetem te arritjet dhe duke mbyllur njerin sy per projektet e lena pergjysme. dhe ato qe nuk kane dhene rezultat. Dy jane emrat qe diskutohen per te zevendesuar Xhaferrajn Mesila Doda dhe Gert Bogdani. Me sa duket emri me i perfolur eshte ai i Dodes.
Deputetja e qarkut te Fierit ka nje eksperience ne fushen e medias nderkohe qe me perfshirjen e saj ne jeten parlamentare eshte anetare ne dy komisione tek Ligjet dhe tek Komisoni per eshtjet e Integrimit. Pretendenti i dyte Bogdani me pare ka qene kryetar i Njesise Bashkiake Nr. 10 ne Tirane dhe qe nga qershori 2009 ka fituar nje mandat si deputet i PD-se. Ne parlament Bogdani merr pjese ne Komisionin per eshtjet e Integrimit dhe ne Komisionin e Medias. Ai eshte edhe kryetar i Forumit Rinor Demokrat.
Rikompozimi i kabinetit me shume hapesire per LSI-ne
Rikompozimi i kabinetit qeveritar do te kenaqte disa nga kerkesat e aleateve te PD. Levizja Socialiste per Integrim e cila qe ne lidhjen e marreveshjes per koalicion ka mbajtur dikasterin e Ministrise se Jashtme tashme duket se kerkon nje tjeter post te rendesishem po kaq sa edhe Ekonomia. Burime per Shekullin bejne te ditur se po diskutohet edhe mundesia LSI-se ti kalohet Ministria e Brendshme qe per vete strukturen dhe administraten e saj eshte nje nga ministrite me te rendesishme.
Nese ndodh nje levizje e tille Ministria e Jashtme do ti rikthehej demokrateve. Po keshtu eshte duke u diskutuar nje perfshirje e PDIU-se came ne nje nivel me te larte ne qeveri por ende nuk behet e qarte nese edhe camet po pretendojne nje portofol ministror.