E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosja në Bathore, pranga autorit/ Policia: Arrestohet Doaldo Bajrami, qëlloi me armë Elvis Vishën

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 24-vjeçarit Elvis Visa në Bathore, ngjarje e ndodhur të mërkurën.

Sipas uniformave blu të kryeqytetit, autori, 24-vjeçari Doaldo Bajrami u konfliktua me të plagosurin, për shitjen e një makine.

Bajrami akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, Visa ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›