Plagosja te Liqeni, arrestohet autori

Policia arreston te dyshuarin kryesor per plagosjen e nje dite me pare prane pishinave te Liqeni Artificial ne Tirane.
Sahit Biberi 54 vjec dyshohet se ka qelluar me arme mbi 22-vjecarin Maringlen Cami, roje prane kompleksit privat.
Cami eshte derguar menjehere ne spitalin ushtarak per te marre ndihme mjekesore dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten. 22 vjecari punonte si roje prane nje subjekti privat, nderkohe qe nuk dihen ende shkaqet e kesaj plagosjeje.