Plagosja te pishinat, për ngacmimin e gruas, autori zhduket me Range Rover

Tiranë, 31 Korrik NOA Update/Korrigjim I riu i cili pasditen e sotme u qëllua me armë zjarri pranë pishinave të Akuadromit në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, ndodhet në gjendje koma në Spitalin Ushtarak.
Burime nga Komisariati nr 2 i Policisë së kryeqytetit i thanë para pak minutash agjencisë së lajmeve NOA, se 23-vjeçari Maringlen Cani, lindur e banues në Tiranë, humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, por në spital, mjekët thanë se ai ndodhet në gjendje koma.
Mjekët, kanë konfirmuar se i ndjeri kishte marrë plagë në këmbë. Ai edhe pasi mbërriti në urgjencën spitalore, vazhdonte të kishte hemorragji.
Ndërkohë, po kërkohet një djalë i ri, i cili nga të dhënat paraprake të grupit hetimor që kreu kërkime në vendngjarje, rezulton të jetë larguar me shpejtësi, në timonin e një makine luksoze tip Range Rover.
Burimet e grupit hetimor, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se, dy djemtë, viktima dhe autori që është shpallur në kërkim, kanë qenë në brendësi të Akuadromit dhe janë zënë te pishinat.
Në gjaknxehtësi e sipër kanë dalë nga pishinat dhe afër tyre, kanë nisur një konflikt edhe më të fortë, me pasoja fatale.
Nga hetimet e para, rezulton se autori i krimit, është grindur fillimisht me Canin duke i thënë se po i ngacmonte gruan dhe më pas, sherri degjeneroi në ngjarjen e rëndë.
Autori, ka nxjerrë një pistoletë me të cilën e ka qëlluar 23-vjeçarin Mariglen Cani dhe e ka plagosur rëndë.
Menjëherë më pas, i ka hipur makinës dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.
/a.k/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")