E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kap autorin e plagosjes së një 23-vjeçari te pishinat

Tiranë, 1 gusht, NOA Forcat e policisë kanë mundësuar vënien në pranga të personit, i cili dyshohet se dje ka kryer plagosjen me armë zjarri të një 23-vjeçari tek pishinat e Akuadromit në kryeqytet.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se personi i kapur për ngjarjen në fjalë është Sahit Dyberi, i cili u arrestua pranë banesës së tij.

Mësohet se 54-vjeçari ndaj të cilit rëndon akuza e Plagosjes me armë zjarri me dashje, është kapur gjatë orëve të natës pas një aksioni të ndërmarrë nga policia për kapjen me çdo kusht të tij.

Ai ka plagosur dje te pishinat e Akuadromit në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë,

23-vjeçarin Maringlen Cani, lindur e banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje koma në Spitalin Ushtarak.

Burimet e grupit hetimor, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se këta dy persona kanë qenë në brendësi të Akuadromit dhe janë zënë te pishinat.

Në gjaknxehtësi e sipër kanë dalë nga pishinat dhe afër tyre, kanë nisur një konflikt edhe më të fortë, me pasoja fatale.

Nga hetimet e para, rezulton se autori i krimit, është grindur fillimisht me Canin duke i thënë se po i ngacmonte gruan dhe më pas, sherri degjeneroi në ngjarjen e rëndë.

Autori, ka nxjerrë një pistoletë me të cilën e ka qëlluar 23-vjeçarin Mariglen Cani dhe e ka plagosur rëndë.

Menjëherë më pas, i ka hipur makinës dhe është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›