Plagosje me armë në Kamëz, Policia në kërkim të autorit

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti.
Sipas informacioneve paraprake nga blutë e Kamzës, bëhet me dije se një 25-vjeçar është plagosur në këmbë, ndërsa autori ndodhet në arrati.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
/rtsh.al/