E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje me thikë në Lushnjë, arrestohet autori

Një konflikt mes dy personave në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Dushk, ku një konflikt i nisur për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Kështu shtetasi Gramoz Muça, 48 vjec ka plagosur me thikë 46-vjeçarin Kujtim Dedej, ku sipas policisë ka marrë plagë të rënda në mushkëri.

Dedej është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e 48 vjecarit Gramoz Muça, i dyshuar si autor i plagosjes. Nga ana e bluve të Lushnjës vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›