Plagosje ne nje fshat te Lezhes ndalohet 1 person

Lezhe 15 Nentor NOA - Mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne nje rruge rurale ne afersi te shkolles 9-vjecare ne fshatin Kolsh te Lezhes jane degjuar te shtena armesh.
Sherbimet e policise qe kane vajtur ne vendngjarje kane konstatuar nje automjet veture tip Benz me targa K743XEL te braktisur ku ne pjesen e pasme te bagazhit dhe ne parafrangen e krahut te shoferit kishte demtime te shkaktuara nga predhat e armeve te zjarrit.
Nga veprimet e para rezulton se personi i demtuar ka qene duke udhetuar ne fshatin Patalej te Lezhes me automjetin e lartpermendur ku ne te kane qene dhe disa shtetas te tjere te cilet nuk behen te ditur per arsye hetimi kur persona te paidentifikuar kane qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri duke plagosur Gjovalin Deden.
Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore policia e Lezhes raporton se u be ndalimi i 48-vjecarit Bardhyl Lleshi me banim ne fshatin Fang te Mirdites per konsumim te .
vepres penale Moskallezim i krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Ndersa gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 5 gezhoja 1 fishek mod.56 automjeti tip Benz me targa K743XEL si dhe 1 motor i markes Yamaha pa targa.
Materialet i kalojne prokurorise se Lezhes per veprat penale te Plagosjes se rende me dashje e kryer ne bashkepunim Mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municionit dhe Moskallezim te krimit parashikuar nga nenet 88-25 278/2 dhe 300 te Kodit Penal si dhe po punohet per identifikimin e autoreve dhe sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje.
n.e/NOA