E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ish-diplomat i Ambasades Britanike ne Tirane nen gjykim per abuzim me vizat

Londer 14 Nentor 2010 - Nje ish-diplomat qe ka sherbyer ne Ambasades Britanike ne Tirane ka dale perpara nje gjykate ne Londer i akuzuar per shperdorim te qellimshem detyre gjate shqyrtimin e aplikimeve per viza pune.

Mark Griffith 44 vjec me dashje ka neglizhuar kryerjen e detyres si oficer intervistues i emigracionit gjate kohes kur ai punonte ne seksionin e vizave te Ambasades Britanike ne Tirane keshtu shkruhet ne akt-akuze.

Sipas Muhamed Veliut korrespondent i Top-Channel ne Londer ishte nje kontroll i brendshem i Ambasades Britanike qe ka zbuluar shkeljet pas marrjes se informacionit se nje punonjes abuzonte me detyren.

Pas nje hetimi disa mujor prokuroret britanik ne aktakuzen e ngritur thone se Griffith me dashje neglizhoi detyren e shqyrtimit te aplikimeve gjate nje periudhe 18 mujore.

Ish diplomati ka leshuar viza duke shkelur proceduren e leshimit te tyre.

Nuk eshte ende e qarte nese zoti Griffith apo persona te tjere kane perfituar financiarisht nga shkeljet ne leshimin e vizave jashte standardeve te parashikuara nga ligji anglez i emigracionit.

Se bashku me ish-punonjesin e ambasades britanike si i bashkakuzuar eshte edhe 39 vjecari Samuel Fongho.

Te dy akuzuarit gjate seances preliminare ne gjykaten e krimeve Southwark Crown Court ne Londer i kane mohuar akuzat.

Ndaj Mark Griffith me origjine nga qyteti Norwich rendon akuza e shperdorimit te detyres ne nje zyre shteterore gjate periudhes 1 Dhjetor 2005 deri me 1 Maj 2007.

Samuel Fongho banues ne zonen Middlesex ne Londer akuzohet per keshillim dhe prokurim qe cuan ne neglizhimin e detyres nga zoti Griffith.

Fongho akuzohet edhe per konspiracion ne perdorimin e instrumanetave te falsifikuar.

Ai nuk eshte diplomat por punon si menaxher i nje kolegji dhe agjencie punesimi ne Londer.

Gjykatesi John Price vendosi daten 6 Qershor 2011 per te zhvilluar procesin gjyqesor qe parashikohet te zgjase kater deri ne gjashte jave.

Ministria e Puneve te Jashtme britanike Foreign Office nepermjet zedheneses se saj nuk ka pranuar te komentoje rreth ketij rasti por ka konfirmuar se Mark Griffith ishte nje diplomat i cili merrej me shqyrtimin e vizave te punes duke sherbyer ne kete detyre prej Gushtit 2005 deri ne Maj 2007 kur ai eshte larguar nga puna pas nje hetimi te brendshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›