Plaçkitet vetëm për 5 dollarë
Nju Jork, 21 Shkurt NOA – Një grua 96-vjeçare është plaçkitur nga një agresor në Nju Jork, i cili arriti të merrte vetëm pesë dollarë. Plaçkitja ka ndodhur në lagjen Queens. Keqbërësi është fotografuar nga një video-kamera, e cila ishte e instaluar në ashensorin ku jeton gruaja. Policia në Nju Jork ka bërë publike imazhet e agresorit, një afro-amerikan rreth të dyzetave i veshur me të zeza, në shpresën për të vazhduar hetimet.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: 5 dollare, plackitet